Di Gregorio një problem, Juventusi hidhet në sulm

0%

Bardhezinjtë kanë nevojë për një portier titullar dhe duhet të shpejtojnë. Zgjedhja tani duket më shumë ekonomike se sa teknike. Problemi numër 1, në të gjtiha kuptimet. Në Australi, ashtu si në Itali, Michele Di Gregorio mbetet një çështje te Juventusi dhe zëvendësuesi i tij duhet gjetur sa më shpejt. Alarmi për portën ka rënë gjithë këto muaj, por më i fortë ishte dje kundër Interit.

Në derbin e Italisë Di Gregorio ishte i pasigurt, duke gabuar te të dy golat, sidomos tek i dyti. Ka ndodhur shpesh muajt e fundit dhe klubi është vënë në kërkim të një portieri tjetër, por tani koha është e shkurtër. Në krye të listës është Guglielmo Vicario i Tottenham, pastaj vjen Zion Suzuki.

Përveç 29-vjeçarit italian dhe 23-vjeçarit japonez, së fundi ka dalë në skenë edhe një alternativë e tretë, Trubin i Benfica. Puna vazhdon dhe çdo ditë e më shumë duket se profili që do të përzgjidhet do të jetë më shumë ekonomik se sa teknik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot