City kontakton përfaqësuesit e Alexis Mac Allisterit

0%

Manchester City ka kontaktuar përfaqësuesit e Alexis Mac Allisterit për të eksploruar mundësinë e transferimit të mesfushorit të Liverpoolit. Sipas raportimit të Matt Thielen, argjentinasi është në listën e objektivave të Manchester Cityt për mesfushën, në rast se Rodri largohet nga Etihad Stadium gjatë kësaj vere.

City po monitoron disa alternativa për të zëvendësuar spanjollin, ndërsa Mac Allister shihet si një prej opsioneve kryesore. Megjithatë, për momentin bëhet fjalë për kontakte fillestare dhe nuk ka ende një ofertë zyrtare për Liverpoolin.

Burimi: Bota Sot