Benzina shtrenjtohet në Kosovë, nafta dhe gazi mbeten me çmim të

0%

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve për ditën e sotme. Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë mbetet 1.63 euro, i njëjtë me atë të ditës së djeshme . Ndërkaq, benzina është shtrenjtuar për dy centë.

Nga 1.42 euro sa ishte dje, sot çmimi maksimal i lejuar për një litër është 1.44 euro. Sa i përket gazit, çmimi maksimal i lejuar mbetet 0.60 euro për litër. Këto çmime do të jenë në fuqi edhe gjatë ditës së nesërme. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com