Prishtina e Re përforcohet

0%

Prishtina e Re po mobilizohet për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës. Ky ekip nuk qëndroi më shumë se një vit në elitën e futbollit tonë. Prishtina e Re ka përforcuar radhët me futbollistin Valton Haxhiu. “KF Prishtina e Re ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e Valton Haxhiut, i cili i bashkohet skuadrës sonë për sezonin e ri.

Sulmuesi i krahut të majtë së fundmi ishte pjesë e klubit gjerman SV Schëarzenbach, ndërsa më herët në karrierën e tij ka qenë pjesë edhe e FC Kaiserslautern U19. Haxhiu ka zhvilluar një pjesë të rrugëtimit të tij futbollistik edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishte pjesë e akademisë së Chicago FC United.

Valtoni i bashkohet klubit për të shtuar alternativa dhe cilësi në repartin ofanziv, duke u bërë pjesë e projektit tonë me objektivin e qartë për rikthimin në elitën e futbollit të vendit”, ka njoftuar KF Prishtina e Re.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot