Lushaku i bën thirrje LVV-së që ta propozojë emrin për kryeparlamentar

0%

Shpërndaje në: Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që ta propozojë emrin për kryetar të Kuvendit pasi kryetari i saj Albin Kurti kërkoi kohë shtesë duke e ndaluar vazhdimin e seancës konstituive. Lushaku e ka quajtur këtë të papërgjegjshme.

“Besimin që na kanë dhënë si deputetë na kanë dhënë t’i konstituojmë institucionet, por po e shohim papërgjegjësi totale nga LVV që nuk po gjen mënyrën që ta kryejë detyrën e vet. kjo është fatkeqësi dhe papërgjegjësi. Thirrje qytetarëve që ta shohin këtë pamje që Kuvendi nuk arrin të konstituohet”.

Burimi: Koha