LDK-ja u bashkohet PDK-së dhe Aleancës në akuzat për LVV-në dhe Kurtin

0%

Nga: Ardona Popova Shpërndaje në: Lidhja Demokratike u është bashkuar dy subjekteve të tjera, Partisë Demokratike dhe Aleancës, në akuzat ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit të saj Albin Kurti. Përfaqësues të këtyre subjekteve thanë se partia fituese po e trajton Kuvendin si pronë të saj.

Subjektet kryesore politike të përfaqësuara në Kuvend kanë akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin e saj Albin Kurti, për moskonstituimin e legjislaturës së re, brenda afatit 30-ditor të definuar nga Gjykata Kushtetuese.

Takimin e së shtunës, deputeti i Partisë Demokratike, Enver Hoxhaj e ka cilësuar si “seancë të turpit” dhe, tek i është referuar faktit se salla e Kuvendit ka qenë e mbyllur në orët e mbrëmjes së të premtes, ka thënë se Vetëvendosja po e trajton këtë institucion si pronë të saj. “Nëse dje simbolikisht ja kanë vu drynin sallës së kuvendit sot ja kanë vu drynin demokracisë…

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kosova prej sot nuk ka më demokraci. Në këtë vend nuk ka as kushtetutë, as rend kushtetues. Zoti Kurti i ka shkatërruar, i ka suspenduar të gjitha institucionet demokratike të këtij vendi dhe është ndër ditët më të rënda që ka pasur ndonjëherë Republika e Kosovës prej ekzistencës së saj si shtet sovran dhe i pavarur”, ka thënë Hoxhaj.

Edhe ligjvënës të Lidhjes Demokratike u janë bashkuar atyre të partive të tjera në kritika, një ditë pasi u shprehën dallime të mëdha mes kësaj partie dhe Vetëvendosjes, rreth arritjes së një marrëveshjeje koalicioni. Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka thënë se e gjithë përgjegjësia bie mbi Vetëvendosjen. Edhe Arbëri 24 qer 2026 VV-ja s’do me PDK-në. AAK-ja s’do me VV-në.

LDK-ja e përçarë “Po e shohim një papërgjegjësi totale nga subjekti i parë, i cili nuk po gjen mënyrën që të kryejë obligimin e vet kushtetues për ta prezantuar emrin e kryetarit të Kuvendit dhe për të bërë votimin dhe për t’u konstituar Kuvendi. Dhe kjo është vërtet fatkeqësi, është mungesë e madhe, por është papërgjegjësia e tyre.

I bëj të gjithë qytetarëve thirrje që ta shohin këtë pamje të një Kuvendi i cili mblidhet dhe nuk arrin që të konstituohet, e përgjegjësia i takon subjektit më të madh”, u shpreh ajo. Ndryshe nga deputetët e këtyre dy partive, për media nuk u deklaruan pas ndërprerjes së seancës ata të Aleancës.

Ka qenë deputetja e kësaj partie, Time Kadrijaj, ajo që ka gjuajtur me vezë në drejtim të Kurtit, veprim që u pasua me përplasje fizike mes deputetësh. E, gjatë pritjes për vazhdimin e seancës, deputeti Burim Ramadani tha se Kosova ka humbur jashtëzakonisht shumë kohë, duke mos pasur institucione funksionale.

“Jemi në një situatë total absurde jo vetëm në aspektin legal edhe paqartësisë kushtetuese që për bindjen tonë dje ka përfunduar afati kushtetues por megjithatë kjo është situatë total absurde edhe politike edhe njerëzore edhe partiake”, ka thënë Ramadani. Edhe Arbëri 28 pri 2026 Çka ndodhi mbrëmë në seancën për presidentin?

Përfaqësues të këtyre partive, gjatë paraqitjeve publike, nuk dhanë shenja se do t’i përgjigjen ftesës së Kurtit për takim dhe as nuk folën për mundësinë e marrëveshjes me Vetëvendosjen, rreth çështjes së presidentit.

Vetëvendosja, bashkë me ligjvënës të komuniteteve e pa përfshirë ata të Listës Serbe, ka numrin e mjaftueshëm të votave për ta zgjedhur kryeparlamentarin dhe për ta votuar qeverinë. Por, për presidentin kërkohet pjesëmarrja në votim e së paku 80 deputetëve në dy rundet e para.

Burimi: Koha