Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh U.D. e presidentes Albulena Haxhiu para seancës konstituive deklaroi se partitë ish-opozitare nuk i kanë protokoluar nënshkrimet, përndryshe po të ndodhte seanca e mbrëmshme do të mbahej. Sipas saj njoftimi ka shkuar, por 40 nënshkrime nuk i kishin dërguar kryesuesit Avni Dehari. Haxhiu: Po të ishte thirrur edhe mbrëmë natyrisht do të vija…
“Unë jam këtu sepse është thirrur seanca nga kryesuesi, po të ishte thirrur edhe mbrëmë natyrisht do të vija. Dhe unw se kuptoj pse nuk i kanë protokoluar nënshkrimet. 40 nënshkrime nuk janë drejtuar Avni Deharit, prandaj nuk e kuptoj pse nuk i kanë dërguar. Në qoftë se ata kanë dashur të mbajnë seance është kaq e thjeshtë.
Njoftimi që ne do të shkojnë në seancë ka ndodhur, por është e pamjaftueshme duhet që të protokolohen, nuk po e kuptoj pse nuk ka ndodhur. Sa kanë ardhur këtu dhe kanë dalë në konferenca së janë mbyllur dyert për deputetët kanë mundur shume thjeshte”, tha Haxhiu.
Kuvendi i Kosovës ka thirrur vazhdimin e seancës konstituive për të shtunën (sot) prej orës , ani se partitë ish-opozitare kërkuan që ajo të mbahej dje pasdite, duke theksuar se në mesnatë përfundonte afati kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e institucionit ligjvënës. Në zgjedhjet e 7 qershorit, LVV-ja mori 53 deputetë, PDK-ja 22, LDK-ja 18 e Aleanca 7.
