Goditje e rëndë për Meta-n, 567 milionë dollarë gjobë për “dëmet”

0%

Një gjykatë në New Mexico ka urdhëruar Meta-n të paguajë edhe 567 milionë dollarë për dështimin në paralajmërimin e publikut për rreziqet që platformat e saj paraqesin për fëmijët. Gjykatësi Bryan Biedscheid e cilësoi kompaninë si një “shqetësim publik”, duke e krahasuar dëmin e shkaktuar nga platformat e saj me ndotjen që prodhon një fabrikë.

Sipas tij, algoritmet e Meta-s i kanë ekspozuar të miturit ndaj përmbajtjeve të dëmshme dhe kontakteve me persona të rrezikshëm. Kjo gjobë i shtohet 375 milionë dollarëve të vendosura më herët në të njëjtin rast, duke e çuar totalin në 942 milionë dollarë.

Gjykata urdhëroi gjithashtu Meta-n të marrë masa të reja për mbrojtjen e të miturve, përfshirë ndalimin e kontakteve mes të rriturve dhe përdoruesve nën 18 vjeç, kufizimin e njoftimeve gjatë natës dhe vendosjen e një limiti përdorimi prej 90 orësh në muaj në Instagram dhe Facebook për të miturit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Meta, e cila zotëron Instagram, Facebook, WhatsApp dhe Threads, tha se nuk pajtohet me vendimin dhe do ta apelojë. Kompania po përballet aktualisht me mijëra padi në SHBA lidhur me ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët dhe adoleshentët.

Burimi: Telegrafi