Aksident i rëndë në Gostivar-Kërçovë, humb jetën 63-vjeçari, plagoset

0%

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Gostivar–Kërçovë, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja është raportuar sot, më , rreth orës , në Stacionin Policor të Gostivarit.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të një objekti hotelier dhe në të janë përfshirë dy automjete, një “Peugeot” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga N.S. (34) nga Gostivari, dhe një “Opel Astra” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Gj.P. (63) nga Shkupi. Nga përplasja, shoferi i “Opel Astrës”, Gj.P., 63 vjeç, ka marrë plagë të rënda.

Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, ka konstatuar vdekjen e tij. Ndërkohë, drejtuesi i “Peugeot”-it, N.S., 34 vjeç, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar në Qendrën Urgjente në Gostivar, ku po i ofrohet ndihma e nevojshme mjekësore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vendin e aksidentit po kryhet këqyrja nga Prokurori Publik i Prokurorisë Themelore Publike të Gostivarit, në bashkëpunim me ekipet e Departamentit të Punëve të Brendshme në Gostivar. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.

Burimi: Bota Sot