“40 minuta pritje te Dheu i Bardhë”, kjo është gjendja në pikëkalimet

0%

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat që pasqyrojnë gjendjen e vendkalimeve kufitare aktualisht, raporton Gazeta Sinjali. Sipas njoftimit, pritjet më të gjata për dalje nga Kosova janë te pika kufitare e Dheut të Bardhë, ku qytetarët po presin rreth 40 minuta. Ndërsa për të hyrë në Kosovë përmes së njëjtës pikë, pritjet zgjasin 5 minuta.

Në pikën kufitare të Merdarës, pritjet për hyrje në Kosovë variojnë nga 3 deri në 5 minuta, ndërsa për dalje deri në 15 minuta. Më poshtë gjendja në të gjitha pikëkalimet kufitare. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com