Skandal, provokohet lojtari i Kosovës në Rusi

0%

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, ishte i pranishëm në stadium gjatë ndeshjes së Kupës së Rusisë mes Spartak Moskës dhe Orenburgut, ku një pjesë e tifozëve vendas shfaqën pankarta dhe brohoritje me përmbajtje fyese ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Vetëm pak ditë pasi u transferua te Spartaku, Daku nga Kosova u përball me një situatë të pakëndshme në ambientin e klubit të ri.

Edhe pse vëmendja kryesore ishte te zhvillimet në fushë, në tribuna u dëgjuan thirrje me karakter politik. Në videot e publikuara nga mediumi rus “Bombardir”, dëgjohen brohoritje si “Kosova – Serbia”, ndërsa në tribunë u shfaq edhe një flamur gjigant me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Sipas mediave ruse, gjatë ndeshjes pati edhe thirrje të tjera, përfshirë mesazhe nacionaliste si “Rusët dhe serbët janë vëllezër përgjithmonë”, si dhe kore fyese ndaj shqiptarëve. Spartaku i Moskës, e ka transferuar Dakun me pritshmëri të mëdha sportive dhe financiare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, episodi i parë i tij në ambientin e ri ka rikthyer në vëmendje qëndrimet politike të një pjese të tifozëve të klubit ndaj Kosovës.

Burimi: Bota Sot