Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në fshatin Orroberd, në zonën e Banjës së Pejës, duke alarmuar Policinë dhe ekipet e emergjencës. Sinjali mëson se i plagosur ka mbetur Dardan Haxhiaj, i cili pas marrjes së ndihmës së parë është nisur me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.
Sipas informacioneve të para të siguruara nga Sinjali, i dyshuari për plagosjen është në arrati, ndërsa Policia ka nisur një operacion për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe hetuesit, të cilët po kryejnë ekzaminimet e para dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave që çuan deri te përdorimi i armës së zjarrit.
Sinjali do t’ju mbajë të informuar me të gjitha zhvillimet dhe detajet e reja sapo të konfirmohen nga burimet zyrtare dhe ato të sigurta. Të shtëna me a*më në Banjë të Istogut, një person i plagosur – i dyshuari në arrati Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
