Dronë detarë ukrainas kanë sulmuar zonën e portit të qytetit të Jaltës, në Krimenë e pushtuar nga Rusia, sipas raportimeve të mediave dhe burimeve monitoruese. Sulmi është kryer me mjete pa pilot në det, të cilat Ukraina i ka përdorur gjatë luftës për të goditur objektiva ushtarake dhe infrastrukturore ruse në Detin e Zi.
Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare për dëmet e shkaktuara apo për viktima të mundshme. Autoritetet ruse nuk kanë dhënë menjëherë detaje për incidentin.
WSJ: Putin mund ta sulmojë NATO-n këtë vjeshtë Jalta, një destinacion i njohur turistik në bregun jugor të Krimesë, ndodhet në territorin e aneksuar nga Rusia në vitin 2014, por Ukraina dhe shumica e komunitetit ndërkombëtar e konsiderojnë atë pjesë të territorit ukrainas.
Sulmet me dronë detarë janë bërë një nga taktikat kryesore të Ukrainës për të goditur objektiva ruse në Detin e Zi, përfshirë baza detare dhe infrastrukturë logjistike. Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022.
