Bilanci 24-orësh i QKUK-së: 317 pacientë, dy raste vdekje

0%

Gjatë 24 orëve të fundit, në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë ofruar gjithsej 317 shërbime mjekësore për pacientët që kanë kërkuar ndihmë urgjente. Sipas të dhënave të QKUK-së, 94 pacientë janë trajtuar në repartin e Reanimimit, 87 në Emergjencën Internistike, 56 në Emergjencën Kirurgjike dhe 56 në Emergjencën Ortopedike.

Ndërkaq, 24 pacientë kanë marrë shërbime në Sallën e Vogël, ku janë kryer qepje, përpunim dhe pastrim i plagëve. Sa i përket rasteve të trajtuara sipas natyrës së lëndimeve, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar tetë persona të përfshirë në përleshje fizike dhe 30 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 28 pranime për trajtim të mëtejmë në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa janë regjistruar edhe dy raste të vdekjeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot