Shpërndaje në: Çmimi i naftës dhe ai i benzinës kanë rënë edhe të premten. Sipas Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, çmimi maksimal i naftës të premten do të jetë 1.66 euro për litër, derisa të enjten një litër kushtonte 1.72 euro. Ndërkohë që çmimi i benzinës ka rënë për 3 centë.
Të enjten një litër benzinë ishte 1.45 euro për litër, ndërkohë që sot është 1.42 euro. E çmimi i gazit vazhdon të jetë 0.60 euro për litër. Çmimin më të lartë që nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme nafta e arriti në Kosovë më 9 prill, kur një litër shitej për 1.91 euro.
Prej arritjes së armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare kishte shënuar rënie. Megjithatë, situata ndryshoi sërish pas rikthimit të sulmeve dhe mbylljes së sërishme të Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin e naftës në botë.
