Arsenali dhe Man Utd në luftë të madhe për transferimin e yllit të

0%

Arsenali ka kthyer vëmendjen drejt një objektivi të ri në merkato, pasi ëndrra për transferimin e Vinicius Juniorit u shua pas rinovimit të brazilianit me Real Madridin.

Pavarësisht se ishte lidhur fuqishëm me një kalim te “Topçinjtë”, Vinicius Junior do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit sezonin e ardhshëm, pasi sulmuesi 26-vjeçar ka nënshkruar një kontratë të re gjashtëvjeçare me “Los Blancos”.

Ky zhvillim i dha fund shpresave të trajnerit Mikel Arteta për ta sjellë brazilianin në Londër, por drejtuesit e Arsenalit nuk kanë humbur kohë dhe tashmë kanë identifikuar një tjetër objektiv për repartin ofensiv.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas raportimeve, drejtori sportiv Andrea Berta dhe Arteta kanë dërguar skautë në Perth të Australisë për të monitoruar nga afër një sulmues shumë të kërkuar gjatë fazës përgatitore.

Arsenali harron Viniciusin, drejtuesit e klubit tani po kërkojnë me ngulm yllin e Ligës Premier Bëhet fjalë për sulmuesin e Interit, Pio Esposito, i cili ka tërhequr vëmendjen e Arsenalit dhe Manchester Unitedit. 21-vjeçari italian, i cili përfaqëson kombëtaren e Italisë, ka marrë vlerësime të shkëlqyera nga skautët e të dy klubeve angleze.

Arsenali raportohet se e ka ndjekur progresin e tij prej disa muajsh, pasi kërkon të shtojë konkurrencën për sulmuesit aktualë Viktor Gyokeres dhe Kai Havertz. Esposito konsiderohet si një lojtar që përputhet me profilin që kërkon Arteta. Italiani është rreth 1.91 metra i gjatë dhe njihet për fuqinë fizike, lojën në ajër, por edhe për punën e madhe pa top.

Manchester United gjithashtu është i interesuar për shërbimet e tij, por “Djajtë e Kuq” nuk duan të nxitojnë me një ofertë, pasi aktiviteti i tyre në afatin kalimtar mund të varet nga largimi i mundshëm i Joshua Zirkzee. Interi, nga ana tjetër, e konsideron Espositon si një lojtar “të paprekshëm”, por sipas raportimeve, klubi italian mund të tundohet nga një ofertë rreth 84 milionë eurosh.

Sulmuesi nuk pritet të kërkojë largimin me forcë dhe nuk ka ndërmend të dorëzojë kërkesë zyrtare transferimi, por raportohet se ai është i interesuar për një aventurë në Ligën Premier në të ardhmen. Pavarësisht interesimit nga Anglia, Esposito pritet të rinovojë kontratën me Interin gjatë kësaj vere, një lëvizje që mund ta rrisë edhe më shumë çmimin e tij në treg.

Sezonin e kaluar, italiani shënoi 11 gola në 50 paraqitje, duke e kthyer veten në një prej talentëve më premtues të futbollit italian./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi