Ardian Gjini po e sfidon Kurtin me duel televiziv !

0%

Këtë që e propozoi Gjini, për duel televiziv me Kurtin, ku të dojë, me cilin gazetar të dojë dhe në cilin TV të dojë, se ka propozuar askush deri më sot, përpos tij. Ardian Gjini gjithnjë ishte në prapavijë dhe ishte i panjohur për shumicën, derisa Ramush Haradinaj e udhëhiqte AAK.

Ai u popullarizua sidomos nga një emision TV ku e prezantonte shtëpinë e shtrenjtë të tij, (të ndërtuar gjithsesi me punën e tij si udhëheqës partiak), orenditë shtëpiake, këndin me pije të rralla dhe të llojllojshme, ormanin me garniturat e larmishme të gardërobës të rregulluara sipas shijes së tij etj.

Emisionet e tilla të organizuara nga TV, zakonisht bëheshin për ta treguar luksin e politikanëve dhe Vipave, siç është edhe Gjini, apo për të realizuar emisione sa për të mbushur programin televiziv, nuk është e njohur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sot derisa zoti Gjini po propozon duel TV me Kurtin, duhet llogaritur se ai ka një synim: Të promovohet si top politikan, të përpiqet që ta diskreditoi Kurtin, të tentoi që ta çmontoi Kurtin, apo të përpiqet që ta demaskoi Kurtin. Po ashtu, kjo kërkesë e Gjinit mund të lidhet edhe me faktin se ky ndoshta dëshiron që ti mat forcat me Kurtin. Të promovohet si udhëheqës politik.

Ta fitoi përkrahjen e popullit, duke e paraqitur Kurtin si bashkëpunëtor të Serbisë, që në zgjedhjet që do të shpallen së shpejti, (me dështimin e konstituimit të organeve të reja udhëheqëse), ta rriti autoritetin për t´u vënë në krye të shtetit. Nuk është e qartë se si është përgatitur Gjini për një duel me Kurtin, por kohë të mjaftueshme ka pasur mjaft.

Është e mundur që ai gjatë viteve të fundit, derisa po përsëriten zgjedhjet e reja, ka lexuar literaturë të ndryshme nga fusha politike, analitike, shkencore, mbi ekonominë, mbi sociologjinë, filozofinë, komunikimin, oratorinë, pylltarinë, bujqësinë, biznesin, shëndetësinë, sportin, partitë, koalicionet, bllokadat, pensionet, sistemin social, arsimin, investimet, korrupsionin, energjetikën, transparencën, marrëdhëniet ndërkombëtare, ato strategjike, bisedimet ndërshtetërore, përcaktimi i kufijve, ndarja e tenderëve, etj.

A dyshon dikush në aftësitë e Ardian Gjinit nuk dihet, por strategjia e tij fillon me akuza fyese ndaj Kurtit, njësoi sikurse Haradinaj, i cili e ka demaskuar vetveten, pa pasur nevojë ta pyesësh se cili është. Kësaj i thuhet, po të kërkoi duel, por po sillem në atë mënyrë që gjithsesi të dështoi dueli, duke e nënçmuar kundërshtarin, ende pa pasur marrëveshje takimi.

Gjini po sillet sikur të ishte fituesi i zgjedhjeve: Nuk duam kurrfarë bisedime me Kurtin, sikur të na premtohej edhe gjysma e kabinetit qeveritar, apo t´i afrohej Ramush haradinajt, posti i presidentit? Ndoshta qëllimi i zotit Gjinit është përpjekja e bllokimit të konstituimit të parlamentit, presidentit, si deri më tash, duke shpresuar në lodhjen e popullit me lojën e zgjedhjeve.

Pra Strategjia është strategji, edhe nëse është antikombëtare. Po u ngrit lart Ardian Gjini me strategjinë e tij, perspektivën e ka përpara, e pret funksioni, e pret posti, e pret ngjitja në hierarkinë shtetërore, pasuria, dhe privilegje të tjera. Në politikë duhet luftuar, pa zgjedhur mjetet. Këtë strategji e ka synim edhe Ardian Gjini, si shumica e krerëve të opozitës.

Dueli me Kurtin mund ta nxjerr nga izolimi, po mund edhe ta fundos përfundimisht. Ai mund ta ketë edhe një synim: Nëse Albin Kurti bie në nivelin e tij, pse mos të përpiqet Ardian Gjini ta matë intelektin me te, zgjuarsinë, aftësitë udhëheqëse shtetërore etj. Ftesa është bërë, pritet vetëm reagimi i Albin Kurtit.

Nëse nuk do të ketë duel, ekziston mundësia që Kurti nuk është i pajtimit, të rrëfej mbi ormanin e rrobave, orenditë shtëpiake, oxhakun e ndezur, apo këndin e pijeve dhe çmimet e tyre. Kërkesa është kërkesë, pse mos të provohet. Mars – Rover (Satirë )

Burimi: Bota Sot