Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të

0%

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar para nisjes së takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai në një deklaratë të shkurtër tha se Kuvendi duhet të konstituohet dhe vonesa për konstituimin e legjislativit nuk ka qenë as nuk është kërkesë e LDK-së. “Pres që vazhdojmë me gjënë e vetme që duhet të bëjmë, me konstituimin e Kuvendit.

Nuk ka asnjë arsye që të vonohet konstituimi i Kuvendit. Kërkesa e LDK-së është që të konstituohet Kuvendit. Duhet të ketë sot seancë konstituive. Nuk ka nevojë të vonohet…”, tha ai, transmeton Telegrafi. Sipas tij, nëse kjo është bërë për taktikë negociuese, LDK nuk nënshtrohet. “Nëse është bërë për taktikë negociuese, LDK as nuk nënshtrohet e Republika nuk dorëzohet.

As nuk nënshtrohemi, as nuk dorëzohemi”, tha ai. Lideri i LDK-së tha se po përpiqen që sa më mirë t’i përfaqësojnë interesat e popullit të Kosovës. Ndërkaq, para takimit, kryetari i LVV-së, Albin Kurti nuk është deklaruar për media. Ai vetëm ka thënë “kur të kemi marrëveshje, do të keni edhe material për lajme”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi