24 orë intensive në QKUK: 317 pacientë, 30 të lënduar në aksidente

0%

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Qendrën Emergjente janë ofruar gjithsej 317 shërbime mjekësore për pacientët që kanë kërkuar ndihmë urgjente. Sipas njoftimit, 94 pacientë janë trajtuar në repartin e Reanimimit, 87 në Emergjencën Internistike, 56 në Emergjencën Kirurgjike dhe 56 në Emergjencën Ortopedike.

Ndërsa, 24 pacientë kanë marrë shërbime në Sallën e Vogël, ku janë kryer qepje, përpunim dhe pastrim i plagëve. Sa u përket rasteve të trajtuara, QKUK-ja ka bërë të ditur se tetë persona kanë kërkuar ndihmë pas përleshjeve fizike, ndërsa 30 të tjerë janë trajtuar për lëndime të pësuara në aksidente trafiku.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë realizuar 28 pranime për trajtim të mëtejmë në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa janë regjistruar edhe dy raste të vdekjeve (exitus).

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi