​Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

0%

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të zbatohet kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhë, për shkak të temperaturave të larta të parashikuara. Sipas njoftimit, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora deri në , pasi temperatura e parashikuar arrin mbi 32 gradë Celsius.

Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime. Nga ky vendim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot