Një shpërthim në një veturë ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në Gjilan, ku si pasojë një person është lënduar rëndë. Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Më rreth orës kemi pranuar një informatë përmes telefonit se në rrugën ‘Lufta e Gjilani 44’ në Gjilan ka ndodhë një detonim në një veturë.
Menjëherë patrullat policore ju kanë përgjigjur thirrjes duke dalë në vendngjarje. Nga hetimet e para mësohet se një veturë është dëmtuar, dyshohet nga një mjet shpërthyes”, tha Hashani. Tutje, bëhet e ditur se në veturë kanë qenë dy persona vozitësi dhe një pasagjere. Vozitësi ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa pasagjerja është e lënduar lehtë.
Policia njofton se në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitet policore si dhe prokurori kujdestar i shtetit. Për momentin nuk dihen motivet e këtij rasti të rëndë.
