Barcelona ka marrë një sinjal pozitiv në përpjekjet për transferimin e Rodrit, pasi mesfushori i Manchester Cityt raportohet se është i hapur për një kalim në “Camp Nou”. Sipas Jijantes FC, për një kohë të gjatë Real Madridi konsiderohej destinacioni më i mundshëm i fituesit të Topit të Artë, por ngecja e negociatave ka bërë që Barcelona të hyjë fuqishëm në garë.
Trajneri Hansi Flick raportohet se ka kontaktuar personalisht me mesfushorin spanjoll, duke ia prezantuar projektin sportiv dhe rolin që do ta kishte në skuadrën katalunase. Pas sinjaleve pozitive nga lojtari, Barcelona pritet t’ia paraqesë Manchester Cityt ofertën e parë zyrtare.
Megjithatë, klubi anglez thuhet se nuk është i gatshëm ta lejojë largimin e Rodrit për më pak se 60 milionë euro. Interesimi i Barcelonës është shtuar pas lëndimit të rëndë të Frenkie de Jongut, ndërsa dështimi për të arritur marrëveshje me Atletico Madridin për Julian Alvarezin ka ndikuar që vëmendja të përqendrohet te Rodri.
Mesfushori spanjoll vjen pas paraqitjeve të jashtëzakonshme me kombëtaren, duke e udhëhequr Spanjën drejt triumfit në Kupën e Botës 2026 dhe duke u shpallur lojtari më i mirë i turneut. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
