Hapet panairi për “Gratë në Biznes” në Gjilan

0%

Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan është hapur Panairi “Gratë në Biznes”, një iniciativë e organizuar në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ky aktivitet ka bërë bashkë gra sipërmarrëse, artizane dhe prodhuese nga Gjilani, komuna të tjera të Kosovës dhe diaspora, të cilat po prezantojnë produktet, shërbimet dhe idetë e tyre inovative.

Sipas Odës Ekonomike të Kosovës, panairi synon të krijojë mundësi për promovim, rrjetëzim dhe bashkëpunim, duke fuqizuar rolin e grave në biznes dhe kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit. Vizitorët kanë mundësi të shohin nga afër produkte vendore, punime artizanale, produkte ushqimore dhe biznese të udhëhequra nga gratë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Panairi vazhdon edhe më 7 gusht në Sheshin e Qytetit në Gjilan.

Burimi: Telegrafi