Një mjet i dyshimtë është gjetur të mërkurën në një banesë në Gjilan, duke bërë që në vendin e ngjarjes të intervenojë Policia e Kosovës dhe njësia për deminim. Sipas raportit policor, rreth orës , një qytetare ka njoftuar policinë se, derisa ishte duke pastruar një banesë, kishte vërejtur një mjet të dyshimtë brenda një qeseje.
Pas pranimit të informacionit, njësia patrulluese ka siguruar perimetrin e vendit të ngjarjes deri në ardhjen e njësisë për deminim të Policisë së Kosovës. Ekspertët për deminim e kanë tërhequr mjetin e dyshimtë në mënyrë të sigurt, pa u shënuar asnjë incident. Rasti është trajtuar nga organet kompetente.
