Dy shkolla në Deçan pajisen me laboratorë të fizikës, biologjisë dhe

0%

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar se dy shkolla në komunë janë pajisur me kabinete laboratorike për zhvillimin e mësimit praktik. Bëhet fjalë për SHFMU “Isa Boletini” në Isniq dhe SHFMU “Drita” në Gramaqel, të cilat kanë pranuar nga tri kabinete laboratorike për lëndët e Fizikës, Biologjisë dhe Kimisë.

Sipas Ramosajt, ky investim synon të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e eksperimenteve shkencore dhe rritjen e cilësisë së arsimit për nxënësit. Ai ka falënderuar Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e këtij projekti.

Burimi: Telegrafi