Një shofer është ndëshkuar me 400 mijë lekë (rreth 4 mijë e 300 euro) nga Policia Rrugore e Shqipërisë pasi u kap duke qarkulluar me shpejtësi 212 kilometra në orë në rrugën Milot–Laç, të martën vonë pasdite.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, shkelja është konstatuar në kulmin e trafikut, në orën ndërsa drejtuesi i mjetit krijoi rrezik potencial për shkaktimin e ngjarjeve të rënda rrugore. Policia bëri të ditur se pas ndalimit, shoferi, pos që u gjobit me 400 mijë lekë të rinj iu zbritën 12 edhe pikë nga leja e drejtimit.
Autoritetet njoftojnë se kontrollet me pajisjet inteligjente “Poliscan” do të vazhdojnë në akset rrugore kombëtare, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve që tejkalojnë kufijtë e lejuar të shpejtësisë dhe rrezikojnë jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Policia e Shtetit u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë kufijtë e shpejtësisë dhe rregullat e qarkullimit rrugor, duke theksuar se kontrollet intensive do të vijojnë për rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve.
