Testim i hendbollisteve të reja në Istog

0%

Të martën ka nisur një grumbullim testues i hendbollisteve të reja, kandidate për ekipet Kombëtare të Kosovës. Grumbullimi mbahet deri të shtunën në Istog, ndërsa lojtaret e reja po i mbajnë nga dy stërvitje në ditë. Testimi po bëhet në prag të publikimit të listës së Kombëtares së Kosovës për Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, që mbahen në fund të muajit.

Pjesë e këtij grumbullimi testues është eksperti i njohur kroat, Nenad Shoshtariq, trajneri i portierëve Zoran Despeniq dhe Faruk Shala, kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës. Shoshtariq, njëri prej trajnerëve më të vlerësuar në hendbollin evropian, tashmë është bashkëpunëtor i rregullt i Federatës sonë.

Hendbollistet e reja, që janë pjesë e klubeve tona, janë të vetëdijshme për rëndësinë e grumbullimit dhe po shfaqin përkushtim maksimal gjatë seancave stërvitore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot