Sulm në Leposaviq, arrestohet një shtetas i Serbisë

0%

Një person është arrestuar të martën në Leposaviq, pasi dyshohet se ka sulmuar një qytetar të Kosovës. Sipas informacioneve të policisë, i dyshuari, shtetas i Serbisë, i cili ishte nën ndikimin e alkoolit, dyshohet se ka sulmuar qytetarin. Nga rasti nuk raportohet për persona të lënduar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Burimi: Bota Sot