Skënderbeu ka fituar me rezultatin 2-1 miqësoren përballë Kukësit, që është luajtur ditën e sotme në Korçë. Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola, por korçarët kanë humbur një 11-metërsh në minutën e 40-të. Në pjesën e dytë Shaqe kalon në avantazh vendasit, ndërsa Valichkovski shënon golin e dytë për Skënderbeun pak minuta më vonë.
Kukësi ngushton shifrat me Demirçanin, por nuk arrin që të evitojë humbjen në këtë miqësore. Edhe Flamurtari ka zhvilluar një ndeshje miqësore ditën e sotme. Vlonjatët kanë barazuar 1-1 përballë Vëllaznimit.
