Edon Zhegrova ka reaguar pas paraqitjes së shkëlqyer në fitoren 1-0 të Juventusit ndaj Chelseat në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Hong Kong. Ylli kosovar ishte protagonisti kryesor i takimit, duke realizuar golin e vetëm të ndeshjes me një goditje të bukur, ndërsa në fund u shpall edhe Lojtari i Ndeshjes.
Pas sfidës, Zhegrova u ka dërguar një mesazh tifozëve përmes rrjeteve sociale, duke falënderuar për mbështetjen dhe duke vlerësuar punën e gjithë skuadrës. “Goli ishte i shkëlqyer, por më pëlqeu qëndrimi i tij” – Spalletti me fjalë të mëdha për Zhegrovën “Përshëndetje të gjithëve. Faleminderit për mbështetjen. Jam shumë i lumtur për çmimin e lojtarit të ndeshjes dhe për golin tim sot.
I jam shumë falënderues ekipit për punën fantastike dhe shpresoj që të vazhdojë t’ju bëjë të lumtur. Shihemi”, ka thënë Zhegrova. Paraqitja ndaj Chelseat është konsideruar si një nga më të mirat e reprezentuesit të Kosovës me fanellën e Juventusit.
Mediat italiane i kanë kushtuar hapësirë të madhe performancës së tij, ndërsa klubi bardhezi publikoi disa video me momentet më të mira të Zhegrovës gjatë takimit.
Mediat italiane “ngrihen në këmbë” për paraqitjen e Edon Zhegrovës ndaj Chelseat Juventusi do ta vazhdojë turneun parasezonal më 8 gusht, kur do të përballet me Interin në një tjetër test të rëndësishëm para nisjes së sezonit të ri.
