Skuadra e Shkëndijës, përfaqësuesja e vetme e Maqedonisë në garat evropiane të futbollit, ka fluturuar drejt Edinburgut. Siç ishte paralajmëruar, kuqezinjtë nga Tetova udhëtuan me një fluturim çarter. Kundërshtari i ekipit të drejtuar nga Artim Pollozhani në rrethin e tretë kualifikues të Conference League është Hibernian.
Ndeshja e parë do të zhvillohet më 6 gusht (e enjte) në Edinburg, duke filluar nga ora , ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 13 gusht në Shkup. Interesant është fakti se mes këtyre dy përballjeve me skuadrën skoceze, Shkëndijën e pret superderbi ndaj Vardarit, në kuadër të javës së dytë të Ligës së Parë të Maqedonisë, luhet më 9 gusht (e diel) në Shkup.
Pikërisht për shkak të kalendarit të ngjeshur, drejtuesit e Shkëndijës vendosën që ekipi të udhëtojë me fluturim çarter, të mërkurën në mëngjes, nga Shkupi drejt Edinburgut, qytetit ku është me seli Hiberniani.
