Pasi komuna shpalli gjendje të jashtëzakonshme, reagon kompania

0%

Kompania “Natyra” SHPK ka njoftuar se po vazhdon pa ndërprerje procesin e pastrimit të mbeturinave në të gjitha fshatrat e Komunës së Podujevës, duke theksuar se ka trashëguar sasi të mëdha mbeturinash nga operatori paraprak.

Sipas njoftimit të kompanisë, me vendimin e 24 qershorit 2026, “Natyra” SHPK mori në operim 22 fshatra të Podujevës, ndërsa menjëherë nisi ofrimin e shërbimeve, lidhjen e kontratave me qytetarët dhe grumbullimin e rregullt të mbeturinave.

Kompania ka bërë të ditur se më 17 korrik ka marrë edhe vendimin e Komunës së Podujevës për zgjerimin e shërbimit në të gjitha fshatrat e komunës, ndërsa ekipet e saj kanë dalë në terren që nga 18 korriku. Sipas “Natyra” SHPK, gjatë marrjes së shërbimit është evidentuar një gjendje e rënduar në disa zona, ku ishin grumbulluar sasi të konsiderueshme mbeturinash nga operatori i mëparshëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Pavarësisht kësaj gjendjeje, të gjitha ekipet tona janë të angazhuara çdo ditë, me të gjitha kapacitetet dhe pa ndërprerje, në largimin e mbeturinave dhe normalizimin e gjendjes në çdo fshat të Komunës së Podujevës”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

“Natyra” SHPK ka sqaruar se, për shkak të volumit të madh të mbeturinave, nuk është e mundur që i gjithë territori të pastrohet brenda një kohe të shkurtër. Megjithatë, sipas saj, procesi i pastrimit dhe lidhja e kontratave me qytetarët po zhvillohen paralelisht.

Podujeva shpall gjendje emergjente nga mbeturinat Kompania ka theksuar gjithashtu se gjendja emergjente e shpallur nga Komuna e Podujevës lidhet me qytetin dhe jo me zonën ku ajo ofron shërbimet. Sipas “Natyra” SHPK, ekipet e saj janë duke punuar çdo ditë në terren, pa kufizim orari, me qëllim largimin sa më të shpejtë të mbeturinave dhe rikthimin e një shërbimi të rregullt për qytetarët.

Ndërkohë, Komuna e Podujevës ka shpallur gjendje emergjente për shkak të situatës së rënduar me grumbullimin e mbeturinave, të cilën e ka lidhur me mosofrimin e rregullt të shërbimeve nga operatorët përgjegjës. Vendimi është marrë nga Shtabi Emergjent për Mbrojtje dhe Shpëtim të mërkurën dhe do të jetë në fuqi nga dita e shpalljes deri më .

Pas këtij vendimi, Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” SH.A. ka reaguar ndaj deklarimeve të Komunës së Podujevës për menaxhimin e mbeturinave, duke vlerësuar se situata aktuale është pasojë e problemeve të vazhdueshme financiare dhe jo e zhvillimeve të fundit.

Në reagimin zyrtar, kjo kompani ka deklaruar se Njësia Operative në Podujevë prej vitesh funksionon me bilanc negativ financiar, pasi tarifa për grumbullimin e mbeturinave ka mbetur e pandryshuar që nga viti 2008, në vlerë prej 4.70 euro me TVSH, pavarësisht rritjes së kostove të operimit, karburantit, mirëmbajtjes, pagave dhe shpenzimeve të tjera.

Burimi: Telegrafi