Grupi parlamentar i partisë hungareze në pushtet Tisza i ka propozuar parlamentit të zgjedhë presidentin e ri të vendit më 11 gusht, thuhet në propozimin zyrtar të publikuar të mërkurën () në faqen zyrtare të parlamentit, raporton Reuters .
Zgjedhja e presidenti të ri dhe hartimi i kushtetutës së re janë elementë kyç të planit të kryeministrit Peter Magyar për t’i çmontuar bastionet e pushtetit të ish-kryeministrit Viktor Orban, për të cilat Magyar thotë se mori mandatin bindës nga votuesit.
Parlamenti hungarez kishte votuar më 13 korrik për shkarkimin e presidentit Tamas Sulyok nga detyra, i cili shihej gjerësisht si besnik i Orbanit, i cili humbi pushtetin në prill pas 16 vitesh. Partia Tisza përdori shumicën prej dy të tretash për ta miratuar amendamentin e 17-të të kushtetutës, duke i dhënë fund mandatit të Sulyokut dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Peter Polt.
Ishte dita më dramatike në parlament qëkur qeveria e re mori detyrën në fillim të majit, pas fitores së saj surprizë bindëse kundër partisë Fidesz të Orbanit më 12 prill. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com
