Një shtetase e huaj infektohet me malaria, por trajtohet në QKUK

0%

Shpërndaje në: Një shtetase e huaj është konfirmuar me malaria dhe aktualisht po trajtohet në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Sipas njoftimit të QKUK-së, pacientja ishte pranuar më 1 gusht në gjendje të rëndë, pa vetëdije dhe me parametra vitalë e laboratorikë të çrregulluar.

Gjatë vlerësimit epidemiologjik është konstatuar se pacientja kishte udhëtuar së fundmi në vende ku malaria është endemike, çka ka çuar në ekzaminimin me analiza specifike dhe është konfirmuar diagnoza e malaries. Gjendja aktuale e pacientes është e qëndrueshme. “Menjëherë pas konfirmimit të diagnozës ka filluar trajtimi specifik antimalarik.

Pacientja po trajtohet në Klinikën Infektive, nën përkujdesjen e infektologëve. Fillimisht, ajo ka nisur të komunikojë me vështirësi, ndërsa sot, më , gjendja e saj është e qëndrueshme. Pacientja komunikon lirshëm, ndërsa parametrat vitalë dhe laboratorikë po kthehen gradualisht në vlera normale”, njoftoi QKUK.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

QKUK sqaron se malaria nuk transmetohet nga personi në person përmes kontaktit të zakonshëm, por zakonisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Edhe Arbëri 28 gus 2025 Gjykata merr vendim për pilotin kroat dhe të dashurën e tij serbe nga Kosova Raste të malaries janë raportuar edhe më parë në Kosovë.

Sipas të dhënave të mbikëqyrjes epidemiologjike, gjatë periudhës 2022–2025 janë raportuar tetë raste. Të gjitha rastet, të raportuara gjatë viteve 2022–2025, kanë qenë të importuara dhe janë diagnostikuar te persona që kishin udhëtuar në vende të kontinentit afrikan ose kishin ardhur prej tyre. Deri më tani, në Kosovë nuk është evidentuar asnjë rast i transmetimit lokal të malaries.

Burimi: Koha