Një shtetase e huaj diagnostikohet me malarie në Kosovë

0%

Një shtetase e huaj është diagnostikuar me malarie dhe po merr trajtim në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Sipas njoftimit të QKUK-së, pacientja është pranuar më 1 gusht në gjendje të rënduar shëndetësore, pa vetëdije dhe me parametra vitalë e laboratorikë jashtë vlerave normale.

Gjatë vlerësimit epidemiologjik është konstatuar se ajo kishte udhëtuar së fundmi në zona ku malaria është sëmundje endemike. Për këtë arsye janë kryer ekzaminime specifike, të cilat konfirmuan diagnozën e malaries. Pas konfirmimit të sëmundjes, pacientja ka nisur menjëherë trajtimin specifik antimalarik dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve infektologë në Klinikën Infektive.

QKUK ka bërë të ditur se gjendja e saj aktuale është e qëndrueshme. Fillimisht pacientja kishte vështirësi në komunikim, ndërsa sipas raportit të fundit të datës , ajo komunikon normalisht dhe parametrat vitalë e laboratorikë po përmirësohen gradualisht.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Institucioni shëndetësor ka sqaruar se malaria nuk transmetohet përmes kontaktit të zakonshëm mes njerëzve, por kryesisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Sipas të dhënave të mbikëqyrjes epidemiologjike, në Kosovë janë raportuar edhe më herët raste të malaries.

Gjatë periudhës 2022–2025 janë regjistruar tetë raste, të gjitha të importuara nga persona që kishin udhëtuar ose kishin ardhur nga vende të kontinentit afrikan, ku malaria është e përhapur. Deri më tani, në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast i transmetimit lokal të malaries.

Burimi: Telegrafi