Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë, gjenerallejtënant Kari Nisula, zëvendësshef i Shtabit për Operacione në Komandën e Mbrojtjes së Finlandës.
Sipas njoftimit të KFOR-it, takimi është fokusuar në situatën e sigurisë në Kosovë, ndërsa komandanti i misionit ka rikonfirmuar përkushtimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
Në këtë kuadër, gjeneralmajor Ulutaş ka shprehur mirënjohjen e tij të sinqertë për kontributin e kahershëm dhe të vlefshëm të Finlandës në misionin e KFOR-it. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
