Helen Flanagan mahnit fansat me fotot seksi, shfaqet pa sytjena dhe

0%

Helen Flanagan i emocionoi fansat teksa hoqi sytjenat dhe zgjidhi xhinset për disa foto shumë seksi. Aktorja mahnitëse, 35 vjeçe, është e njohur për pozat e saj provokuese dhe fotot e fundit i kanë bërë ndjekësit e saj të çmenden. Në Instagram, ish-ylli i serialit Coronation Street u shfaq e ulur mbi banakun e kuzhinës, ndërsa në sfond dukeshin dollapët rozë.

Duke treguar buzëqeshjen e saj të shkëlqyer, Helen kishte veshur një bluzë të bardhë të shkurtër “Playboy”, e cila i nxirrte në pah barkun e tonifikuar. Për t’i dhënë edhe më shumë hijeshi pamjes, ajo nuk kishte veshur sytjena dhe kishte lënë të hapura edhe xhinset në mënyrë joshëse.

Përveç një fotografie tërheqëse, ylli i serialeve ndau edhe një video të shkurtër ku pozonte në mënyra të ndryshme sensuale, shkruan The Sun, transmeton “Bota sot”. Helen Flanagan Më pas, Helen zbuloi se fotot ishin bërë në shtëpinë e mëparshme të familjes, ku ajo kishte jetuar me ish-partnerin e saj Scott Sinclair, 37 vjeç, dhe nga e cila së fundmi u detyrua të largohej.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ylli i Celebs Go Dating shkroi: “Më mungon kuzhina ime rozë.” Helen Flanagan

Burimi: Bota Sot