​Gjendja me bërllok në Podujevë, reagon kompania “Natyra”

0%

Kompania Natyra SHPK ka bërë të ditur se është duke vazhduar pa ndërprerje pastrimin e mbeturinave në të gjitha fshatrat e Komunës së Podujevës, duke theksuar se ka trashëguar sasi të mëdha mbeturinash nga operatori paraprak.

Sipas një njoftimi të kompanisë, me vendimin e 24 qershorit 2026 ajo mori në operim 22 fshatra të Podujevës, ndërsa menjëherë nisi ofrimin e shërbimit, lidhjen e kontratave me qytetarët dhe grumbullimin e rregullt të mbeturinave.

Kompania njofton se më 17 korrik ka marrë edhe vendimin e Komunës së Podujevës për grumbullimin e mbeturinave në të gjitha fshatrat e komunës, ndërsa ekipet kanë dalë në terren që nga 18 korriku. Sipas Natyra SHPK, gjatë marrjes së shërbimit është konstatuar një gjendje e rënduar në shumë fshatra, ku kishin mbetur sasi të mëdha mbeturinash nga operatori i mëparshëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Pavarësisht kësaj gjendjeje, të gjitha ekipet tona janë të angazhuara çdo ditë, me të gjitha kapacitetet dhe pa ndërprerje, në largimin e mbeturinave dhe normalizimin e gjendjes në çdo fshat të Komunës së Podujevës”, thuhet në njoftim.

Kompania thekson se për shkak të sasisë së madhe të mbeturinave nuk është e mundur që i gjithë territori të pastrohet brenda një periudhe të shkurtër, por procesi i pastrimit dhe lidhja e kontratave me qytetarët po vazhdojnë paralelisht. Natyra SHPK ka sqaruar gjithashtu se gjendja emergjente e shpallur sot nga Komuna e Podujevës i referohet qytetit dhe jo zonës ku ajo ofron shërbimin.

Sipas kompanisë, ekipet e saj janë duke punuar çdo ditë në fshatra, pa orar të kufizuar, me qëllim të largimit sa më të shpejtë të mbeturinave dhe normalizimit të shërbimit. Natyra SHPK shprehet e përkushtuar që të vazhdojë pastrimin e të gjitha fshatrave dhe t’u ofrojë qytetarëve shërbim të rregullt dhe cilësor.

Sot, Komuna e Podujevës ka shpallur gjendje emergjente për shkak të gjendjes së rënduar me grumbullimin e mbeturinave, si pasojë e mosofrimit të rregullt të shërbimeve nga operatorët përgjegjës. Vendimi është marrë nga Shtabi Emergjent për Mbrojtje dhe Shpëtim, të mërkurën, dhe do të jetë në fuqi nga sot deri më . Pas kësaj, Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”

SH.A. ka reaguar ndaj deklarimeve të fundit të Komunës së Podujevës për menaxhimin e mbeturinave, duke vlerësuar se gjendja e krijuar është pasojë e problemeve shumëvjeçare financiare dhe jo e zhvillimeve të fundit.

Në një reagim zyrtar, kompania thekson se Njësia Operative në Podujevë prej vitesh operon me bilanc negativ financiar, pasi tarifa për grumbullimin e mbeturinave ka mbetur e pandryshuar që nga viti 2008, në vlerën 4.70 euro me TVSH, pavarësisht rritjes së kostove të operimit, karburantit, mirëmbajtjes, pagave dhe shpenzimeve të tjera.

Burimi: Bota Sot