Edon Zhegrova shpërthen, i shënon gjigantit anglez

0%

Juventusi ka fituar miqësoren me rezultat 1:0 ndaj Chelseat. Edon Zhegrova protagonist i cili u aktivizua në minutën e 46-të. “Gol i mrekullueshëm i Zhegrovës, Perin shmang barazimin”, ka shkruar gazeta italiane “La Gazzetta dello Sport”. Goli i futbollistit Edon Zhegrova në minutën e 68-të: Celik e pranon shumë mirë topin në krahun e djathtë dhe pason në zonë.

Yildiz bën një pasim me devijim (ia lë topin shokut të skuadrës me një prekje), ndërsa Zhegrova godet bukur me të majtën dhe shënon. Më pas, portieri Perin bën një pritje vendimtare dhe i mohon Chelseat golin e barazimit. Miqësorja u luajt në stadiumin “Kai Tak Sports Park” në Hongkong.

Burimi: Bota Sot