Dy persona i vunë flakën flamurit serb, policia kroate po heton rastin

0%

Një incident është regjistruar një ditë para shënimit të përvjetorit të operacionit ushtarak dhe policor kroat “Stuhia” (Oluja). Një lexues i portalit kroat Index.hr ka filmuar dy persona duke i vënë flakën flamurit serb në një mbikalim pranë qytetit të Otoçacit.

Sipas pamjeve të publikuara, dy persona të veshur me rroba të zeza dhe me fytyrat e mbuluara janë ngjitur mbi gardhin e mbikalimit, ku fillimisht kanë vendosur flamurin serb. Pak çaste më vonë, ata i kanë vënë zjarrin flamurit, ndërsa e gjithë ngjarja është regjistruar në video.

Në të njëjtin vend ishte vendosur edhe një pankartë me mbishkrimin “Faleminderit për gjithçka, jemi njerëz të lirë, Stuhia ’95”. Mesazhi i referohet operacionit “Stuhia”, i cili në Kroaci konsiderohet simbol i çlirimit të territorit, ndërsa në Serbi përkujtohet si një ngjarje tragjike për popullsinë serbe që u largua nga Kroacia gjatë dhe pas operacionit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Portali Index.hr njofton se i është drejtuar policisë kroate me një kërkesë për informacion lidhur me incidentin dhe për të mësuar nëse janë identifikuar autorët ose nëse është hapur një hetim zyrtar. Përgjigjja e autoriteteve pritet të publikohet sapo të jetë në dispozicion.

Deri më tani nuk ka informacione për ndonjë të arrestuar, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten objekt i hetimeve të policisë.

Burimi: Telegrafi