Bajrami: Kurti po na ofron pjesëmarrjen në qeveri, duam presidentin

0%

Shpërndaje në: Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po i ofron LDK-së pjesëmarrje në qeverinë e re, por sipas saj, një marrëveshje e mirë do të ishte që presidenti t’i takojë LDK-së.

Bajrami ka thënë se kërkesa e LDK-së për presidentin është e arsyeshme, pasi do të siguronte një balancim të pushteteve në vend. “Unë nuk i di detajet e takimit, por nga ajo që kam parë në media, domethënë kryetari i LDK-së me të drejtë, m’u duk, që insiston në pozitën e presidentit.

Mendoj se pozita e presidentit do të siguronte një balancim të pushteteve në Kosovë dhe do të ishte një siguresë si për Kosovën, ashtu edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, u shpreh ajo. Ajo shtoi se ofertat aktuale të Kurtit për disa poste ministrore nuk përbëjnë garanci afatgjate.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Por ka edhe marrëveshje të tilla si ajo që po e ofron tani zoti Kurti, me disa pozita në qeveri, të cilat në fakt mund t’i marrë edhe pas disa javësh. Ka edhe marrëveshje të tjera ku LDK-ja potencialisht mund ta marrë pozitën e presidentit, dhe këtë e konsideroj një balancë të pushteteve për Kosovën. Atëherë, natyrisht, do ta konsiderojmë me shumë seriozitet”, deklaroi Bajrami.

Edhe Arbëri 24 min. më parë Lushaku-Sadriu: Kërkesa jonë është që presidenti t’i takojë LDK-së Deputetja e zgjedhur theksoi gjithashtu se është kundër mbajtjes së zgjedhjeve të reja dhe se mbështet arritjen e një marrëveshjeje politike.

“Ajo që mund të them është se jam kategorikisht kundër shkuarjes përsëri në zgjedhje dhe jam për një marrëveshje të mirë, një marrëveshje që është e mirë për Kosovën, por edhe për LDK-në”, shtoi Bajrami.

Burimi: Koha