Agim Ademi: Me dhimbje dhe pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta

0%

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është i pikëlluar me ikjen në amshim të legjendës së futbollit të Vëllaznimit të Gjakovës, Fahredin “Dush” Mati. Vdekja e tij është një humbje e madhe për sportin në përgjithësi jo vetëm në Gjakovë. “Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të legjendës së KF Vëllaznimit, Fahredin “Dush” Mati.

Fahredin “Dush” Mati ishte një nga figurat më të respektuara të KF Vëllaznimit, duke mbrojtur me krenari fanellën kuqezi si qendërsulmues nga viti 1955 deri në vitin 1968. Me kontributin, përkushtimin dhe paraqitjet e tij në fushën e lojës, ai u shndërrua në një prej emrave më të dalluar të futbollit gjakovar.

Edhe pas përfundimit të karrierës si futbollist, ai mbeti një tifoz dhe mbështetës i palëkundur i klubit të zemrës, duke e ndjekur me të njëjtin pasion deri në ditët e fundit të jetës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në emrin tim personal, të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe të gjithë komunitetit të futbollit në vendin tonë, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Mati, të afërmve, miqve, KF Vëllaznimit dhe gjithë komunitetit sportiv. Kontributi dhe trashëgimia që la pas në futbollin e Kosovës do të kujtohen gjithmonë me respekt dhe mirënjohje.

I lehtë i qoftë dheu dhe i përjetshëm qoftë kujtimi për Fahredin “Dush” Matin”, ka shkruar Agim Ademi.

Burimi: Bota Sot