Shpërndaje në: Kryetari i VV-së, Albin Kurti, që është edhe kryeministër në detyrë, ka thënë se ka vullnet e zell për të punuar bashkë këto dy parti, por sipas tij, kërkohet një marrëveshje që e respekton rezultatin zgjedhor.
E Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka thënë se duhet marrëveshje gjithëpërfshirëse për të tri postet: Kuvend, Qeveri e Presidencë Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë diskutuar për rreth tri orë të martën mbrëma në përpjekje për të arritur marrëveshje për formim të institucioneve, por takimi ka rezultuar pa marrëveshje.
Kurti, që është edhe kryeministër në detyrë, ka thënë se ka vullnet e zell për të punuar bashkë këto dy parti, por sipas tij, kërkohet një marrëveshje që e respekton rezultatin zgjedhor. “Sa i përket takimit me LDK-në, lajm do të ishte po të kishim marrëveshje, marrëveshje politike nuk kemi. Diskutuam për qasje të ndryshme, mundësitë.
Kemi nevojë për marrëveshje politike që e respekton rezultatin zgjedhor, nuk e zëvendëson atë por e shndërron rezultatin dhe në kontribut për stabilitet institucional. Askush nuk i do zgjedhjet e reja, por nëse nuk do të kemi marrëveshje, nëse nuk do të kemi hapa përpara përkundër mosdëshirës për zgjedhje të reja fatkeqësisht do të mund të shkaktohen”, ka thënë Kurti.
Kurti ka theksuar se VV-ja është e interesuar për bashkëpunim me LDK-në, ndërkohë që për çështjen e presidentit ka deklaruar se duhet të jetë emër jopolitik. “Jemi të interesuar e të gatshëm të bashkëpunojmë me LDK-në sepse vendi ynë ka nevojë për progres të përshpejtuar.
Por pozita e presidentit, qëndrimi ynë është që nuk do të duhej të ishte pjesë e pushtetit politik, por e përfaqësimit të Republikës. Të shohim çfarë sjell komunikimi i ardhshëm. Emri konkret duhej të ishte konsensual, gjithëpërfshirës”, ka thënë Kurti.
Po ashtu ai ka thënë se me gjithë refuzimin, ai është i gatshëm t’i presë në takim kryetarët e dy partive të tjera deri tash në opozitë, Partisë Demokratike dhe të Aleancës. Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar si të mbarë takimin e zhvilluar të martën dhe sipas tij, bisedimet do të vazhdojnë në ditët në vijim.
Edhe Arbëri 42 min. më parë Kurti pas takimit me Abdixhikun: S’ka marrëveshje Ai ka thënë se duhet marrëveshje gjithëpërfshirëse për të tri postet: Kuvend, Qeveri e Presidencë. Po ashtu ka thënë se LDK-ja nuk e do postin e kryetarit të Kuvendit. “Nëse deri më 6 gusht s’kemi marrëveshje, i kemi thënë të vazhdojë konsituimi.
LDK-ja s’ka apetit për kryetar të Kuvendit, sepse është figurë ceremoniale e cila duhet të përfaqësojë propozimin e partisë së parë. Për çështje të tjera, kemi afat kohor shtesë. Sa më herë të bëjmë zgjidhje, aq më mirë”, ka thënë ai. “Qëndrojmë brenda parimeve tashmë të bëra publike.
Na duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse që të ruhet balanca institucionale dhe të ketë balancë demokratike brenda institucioneve”. Seanca konstituive e Kuvendit është caktuar për 6 gusht.
