Real Madridi përballet me çmimin e lartë për Diomanden

0%

Real Madridi po i afrohet gjithnjë e më shumë transferimit të talentit të RB Leipzig, Yan Diomande, por klubi gjerman ka vendosur një çmim të lartë për të lënë të lirë sulmuesin 19-vjeçar.

Sipas medieve të huaja, “Los Blancos” synojnë ta kenë Diomanden në dispozicion për ndeshjen hapëse të La Ligës ndaj Espanyolit më 22 gusht, por koha po punon kundër klubit spanjoll, pasi negociatat ende nuk kanë përfunduar.

Real Madridi ka arritur të mposhtë konkurrencën nga Liverpooli dhe Paris Saint-Germain për shërbimet e lojtarit, ndërsa pengesa e fundit mbetet RB Leipzig, i cili kërkon të përfitojë maksimalisht nga shitja e talentit të tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Diomande ka kontratë me Leipzigun deri në vitin 2030 dhe klubi gjerman kërkon një fitim të madh, pasi e transferoi verën e kaluar nga Leganesi për pak më shumë se 20 milionë euro. Sipas “The Athletic”, Leipzig ka marrë vendim që të mos e aktivizojë lojtarin në ndeshjet parasezonale, për të shmangur çdo rrezik dëmtimi gjatë periudhës së negociatave.

Gjermanët gjithashtu kanë njoftuar Real Madridin se çmimi përfundimtar i kartonit të Diomandes është 130 milionë euro, shumë kjo që tejkalon ofertën e fundit të klubit madrilen. Tani mbetet për t’u parë nëse Real Madridi do të pranojë kërkesën e Leipzigut apo do të tentojë të negociojë një marrëveshje më të favorshme për talentin e shumëkërkuar..

Burimi: Bota Sot