Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës,

0%

Ashtu si në çdo sezon turistik përgjatë viteve të fundit, edhe këtë sezon veror në bregdetin shqiptar ka vijuar bashkëpunimi mes Policisë Shqiptare dhe asaj italiane. Ministri i Brendshëm, Besfort, Lamallari ka ndarë momente nga patrullimi i forcave shqiptare dhe atyre italiane në qytetin e Durrësit.

Postimi i Lamallarit: Patrullimet e përbashkëta të Policisë së Shtetit me policinë italiane në Durrës janë një garanci më shumë për qytetarët dhe turistët që kanë zgjedhur Shqipërinë, përfshi ata italianë.

Krahas parandalimit të paligjshmërive dhe rritjes së sigurisë publike, po ushtrohen gjithashtu kontrolle edhe për respektimin e nivelit të lejuar të zhurmave nga baret, restorantet dhe ambientet e tjera të argëtimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Respekti për normat e përbashkëta, përfshi ato për sigurinë e turistëve apo qetësinë e tyre nga zhurmat përtej niveleve të lejuara i shërben një turizmi të qëndrueshëm dhe që rritet nga viti në vit.

Burimi: Bota Sot