Ndërhyrje në Vlorë, shemben objektet mbi kanal pas procedurave

0%

Bashkia e Vlorës ndërmori ditën e sotme një aksion për prishjen e disa objekteve të ndërtuara mbi një kanal në qytet, me qëllim hapjen e rrugës për pastrimin dhe rehabilitimin e tij. Sipas autoriteteve, një prej objekteve ishte shpronësuar, ndërsa një tjetër ishte ndërtuar pa certifikatë pronësie dhe u prish gjatë aksionit.

Gjithashtu, pritet që në ditët në vijim të përfundojë procedura e shpronësimit edhe për një ndërtim tjetër që ndodhet mbi të njëjtin kanal. Ky ndërhyrje synon lirimin e kanalit për të mundësuar pastrimin dhe funksionimin normal të tij, si masë për përmirësimin e infrastrukturës dhe shmangien e problematikave që lidhen me bllokimin e rrjedhës së ujërave.

Aksioni u zhvillua në bashkëpunim mes Bashkisë së Vlorës, Policisë së Shtetit, Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Policisë Bashkiake.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot