Dimiç: Në Serbi zbulimi i krimeve ndaj shqiptarëve trajtohet si

0%

Gazetari i pavarur dhe politikani serb Radomir Dimiç ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të një qytetari serb, i cili dyshohet se u ka treguar autoriteteve të Kosovës vendndodhjen e një varreze masive në veri të Kosovës, ku dyshohet se ndodhen mbetjet mortore të 23 civilëve të vrarë gjatë luftës së viteve 1998–1999.

Sipas Dimiçit, arrestimi i tij nën akuzën për tradhti tregon se në Serbi zbulimi i krimeve të luftës ndaj shqiptarëve vazhdon të konsiderohet i papranueshëm. “Unë reagoj ashpër pse policia serbe arrestoi një person i cili dyshohet se raportoi në policinë e Kosovës vendndodhjen e një varri masiv ku dyshohet se janë varrosur 23 civilë të vrarë gjatë luftës së viteve 1998–1999.

Ai u arrestua me akuzën e tradhtisë”, tha Dimiç për Kosova.info. Ai ka kritikuar shoqërinë dhe politikën serbe duke pretenduar se e vërteta për krimet e luftës vazhdon të mohohet dhe se, sipas tij, narrativat zyrtare mbështeten në fshehjen e krimeve dhe glorifikimin e autorëve të tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dimiç ka përmendur edhe ngritjen e monumenteve për formacione ushtarake serbe duke e cilësuar këtë si një mesazh se autoritetet në Beograd nuk po tregojnë vullnet për ballafaqim me të kaluarën dhe për përmirësimin e marrëdhënieve në rajon.

Në reagimin e tij, ai ka ngritur gjithashtu dyshime se në territorin e Serbisë mund të ketë ende varreza masive të pazbuluara të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës duke bërë thirrje që institucionet evropiane të angazhohen më fuqishëm për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe adresimin e krimeve të luftës.

Burimi: Bota Sot