Gjykata Themelore në Prizren u ka caktuar masën e arrestit shtëpiak dy infermierëve të dyshuar për përvetësimin e parave në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren. Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht identitetin e dy të dyshuarve në këtë rast. Bëhet fjalë për Xhemajli Bislimajn, kryeinfermier rreth 55-vjeçar, dhe Besnik Ramadanin, infermier rreth 47-vjeçar.
Sipas dyshimeve të Prokurorisë, gjatë periudhës nga gushti deri në nëntor 2024 dhe nga shkurti deri në dhjetor 2025, të dyshuarit, gjatë ndërrimeve të natës në QKMF-Prizren, kanë përvetësuar paratë e arkëtuara nga pagesat e pacientëve për shërbimet shëndetësore.
Sipas hetimeve të deritanishme, Xhemajli Bislimaj dyshohet se ka përvetësuar 1,250 euro, ndërsa Besnik Ramadani 1,032 euro, duke e çuar shumën totale të mjeteve që dyshohet se janë përvetësuar në 2,282 euro.
Dy infermierë të QKMF-së në Prizren ndalohen për 48 orë, dyshohen se përvetësuan mbi 2 mijë euro nga pagesat e pacientëve Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
