Poezi nga: Christina Rossetti Përktheu: Agron Shala Sonetet janë plot dashuri, dhe ky vëllimi im ka shumë sonete; prandaj, këtu do të jetë edhe një sonet tjetër, një sonet dashurie, prej meje për atë, zemra e së cilës është strehë e qetë e zemrës sime për dashurinë time të parë, Nënën time, në prehrin e së cilës mësova urtësinë e dashurisë që nuk është e rënd; shërbimi ndaj së cilës është dinjiteti im i veçantë dhe ajo është ylli im udhërrëfyes, kur shkoj e kur vij dhe kështu, meqë ti më do, dhe meqë unë të dua, Nënë, kam thurur një kurorë vargjesh me të cilën kurorëzoj emrin tënd të nderuar: te ti as tetëdhjetë vjet nuk mund ta zbehin flakën e dashurisë, shkëlqimi i bekuar i së cilës i kapërcen ligjet e kohës, të ndryshimit, të jetës së vdekshme dhe të vdekjes.
