Kjo e hënë do të dominohet nga moti i nxehtë dhe i qëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit, si pasojë e ndikimit të masave ajrore të ngrohta. Pjesa më e madhe e Shqipërisë do të ketë mot me diell, ndërsa në disa zona të brendshme dhe malore pritet kalim i pakët vranësirash. Temperaturat minimale do të luhaten nga 16°C në zonat verilindore dhe malore deri në 25°C në Tiranë.
Ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 39°C në Elbasan, Berat dhe Gjirokastër. Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri në mesatar, pa krijuar probleme në zonat bregdetare apo ato të brendshme.
